MASHTI publikon orarin javor të mësimit në distancë

Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor (më 12.03.2020) si pasojë e pandemisë COVID-19, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë. Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në web faqen e MAShTI-t eMësimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).

MAShTI  përmes një njoftimi për media thotë se “ka kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në web faqen eMësimi, transmeton Telegrafi.

MAShTI falënderon mbi 120 mësimdhënës dhe staf civil nga MAShTI, DKA e Prishtinës dhe Prizrenit që janë angazhuar drejtpërdrejt në përgatitjen e materialit mësimor virtual duke punuar çdo ditë në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe në shkollën “Emin Duraku” në Prizren.

“Falënderim i veçantë edhe për mbështetësit e pakursyer sikurse: OJQ TOKA, AShI, Kallxo, RTK, LinkPlus, GIZ, Banka Botërore dhe shumë vullnetarë të tjerë”,  thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit