Juventusi sakrifikon për rikthimin e Pogba, do plotësojë kushtin e United

Juventusi kërkon me çdo kusht rikthimin e Paul Pogba. Mesfushori francez pëlqehet shumë nga Maurizio Sarri, ish-shokët janë gati ta mirëpresin dhe tifozët kanë mbetur të lidhur me të. Një lojtar me cilësitë e tij i mungon mesfushës së bardhezinjve.

27-vjeçari i Manchester United kaloi katër sezone shumë të bukura në Torino dhe është gati të rikthehet në Serie A. Klubi anglez është dorëzuar dhe do e lërë të lirë, por me një kusht: duan Matthijs De Ligt në shkëmbim. Mbrojtja e skuadrës së Solskjaer ka shkaktuar shumë problem dhe holandezi do të formonte një dyshe të fortë me Maguire.

Corriere dello Sport raporton se Juventusi pritet ta pranojë propozimin anglez. Bardhezinjtë nuk duan të heqin dorë nga De Ligt, por dëshira për të rikthyer Pogba në skuadër është akoma më e madhe. Tani pritet të futet në lojë Mino Raiola, i cili është agjenti i dy lojtarëve.

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit