14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Masat mbrojtëse po injorohen nga qytetarët në Prizren, dhjetëra të arrestuar

Qendra e qytetit të Prizrenit ka qenë e mbushur me qytetarë të cilët kanë dalë në shëtitje.

Konfirmimi i rasteve të para me Covid-19 në këtë komunë nuk u ka bërë shumë përshtypje qytetarëve që t’i shmangin daljet.

Që nga 19 marsi, kur qeveria mori vendim për kufizimin e lëvizjes në orët e caktuara, në Prizren policia ka ndaluar disa persona, për shkak se kishin thyer këtë kufizim.

Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prizren ka thënë se gjatë kësaj kohe, Policia ka hasur edhe në persona, të cilët nuk kishin respektuar masën e vetizolimit, raporton KOHA.

Por, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se inspektorati i kësaj komune gjatë gjithë kohës është në terren për të identifikuar rastet kur nuk është respektuar kufizimi.

Në Komunën e Prizrenit deri më tani janë konfirmuar tri raste me Covid-19.

Më Shumë

Afër 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas ligjit,...

Liria në ndjekje të Superligës, vetëm tri pikë larg kreut

Liria ka vazhduar formën e mirë në Ligën e Parë, duke marrë një fitore bindëse 5:2 ndaj Trepçës, rezultat që e mban fuqishëm në...

Lajmet e Fundit