Mbrojtësi më i mirë në duele, Van Dijk befasohet nga një “veteran” i Serie A

Parma po zhvillonte një sezon të mirë dhe ndodhej në vend të nëntë përpara pezullimit të kampionateve të futbollit nga koronavirusi. Skuadra emiliane ndodhet në garë për një vend në Europa League dhe është mbrojtja e pestë më e mirë në Serie A.

Një nga pikat e forta të skuadrës është Bruno Alves. 38-vjeçari portugez vazhdon të jetë një mur dhe lider në repartin e mbrojtjes. Statistikat e tij janë fantastike, duke e bërë mbrojtësin me më shumë duele të fituara në 5 kampionatet kryesore të Evropës.

Transfermarkt ka bërë një përmbledhje dhe Alves ndodhet në krye me 78.4% të duleve të fituara, duke lënë pas Van Dijk të Liverpool me 74.9%. I treti renditet Hanley i Norwich City, ndërsa pesëshja e parë plotësohet me Acerbi të Lazios dhe Tarkoëski i Burnley. “Beso gjithmonë në atë që bën. Qëndro i sigurt në shtëpi dhe vazhdo të stërvitesh”, shkruan mbrojtësi i Parmës në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit