17.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Limaj: Shqetësuese shtimi i rasteve me COVID 19 në Malishevë, Kurti mos ta injorojë këtë komunë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar shqetësuese rritjen e rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Malishevës.

Po kaq shqetësuese, ai ka thënë se është injorimi që po i bën qeveria në largim qytetarëve të kësaj komune.

Lideri i Nismës thotë se kjo komunë është ndihmuar më shumë nga njerëzit vullnetmirë se sa që e ka ndje dorën e shtetit në këtë kohë pandemie.

Ai I ka bërë thirrje Kurtit që të të kthej vëmendjen nga kjo komunë dhe të merr të gjitha masat në mënyre që të parandolohen rastet e reja.

“Në anën tjetër, jam në kontakt te vazhdueshëm më kryetarin Begaj dhe udhëheqjen komunale të cilët janë të angazhuar maksimalisht në funksion të menaxhimit të situatës së krijuar. I shpreh mirënjohjen time kryetarit Begaj, Shtabit Emergjent dhe kryetarëve të fshatrave për punën që po e bëjnë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 në komunën e Malishevës është e shqetësuese.

Po kaq shqetësuese është injorimi që po i bën qeveria në largim qytetarëve të kësaj komune, që janë më të rrezikuarit në nivel vendi.

Kjo komunë më shumë është ndihmuar nga njerëzit vullnetmirë se sa që e ka ndje dorën e shtetit në këtë kohë pandemie.

I bëj thirrje prapë kryeministrit në largim, që konform atyre përgjegjësive që ka, të kthej vëmendjen nga kjo komunë dhe të merr të gjitha masat në mënyrë që të parandalohen raste të reja.

Në anën tjetër, jam në kontakt te vazhdueshëm më kryetarin Begaj dhe udhëheqjen komunale të cilët janë të angazhuar maksimalisht në funksion të menaxhimit të situatës së krijuar.

I shpreh mirënjohjen time kryetarit Begaj, Shtabit Emergjent dhe kryetarëve të fshatrave për punën që po e bëjnë.

Të nderuar bashkëvendës,

Ju lutem shumë, respektoni në përpikëri udhëzimet e profesionistëve.

Bashkë do ia dalim!

Më Shumë

Smajl Latifi: Jemi të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se janë të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhor. Ai ka theksuar se po...

Nait Hasani: Liria që ne gëzojmë sot, ka emra, ka histori dhe ka gjak

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Stubëll të Poshtme, komuna e Vitisë, u vendos gurthemeli i kompleksit memorial kushtuar Heroit të Kosovës, Rexhep...

Lajmet e Fundit