Mediat serbe sulmojnë Xherdan Shaqirin dhe të dashurën e tij

Mediat në Serbi sot i kanë kushtuar vëmendje Xherdan Shaqirit, futbollist i kampionit në fuqi të Evropës, Liverpoolit dhe aktualisht lider në Premier League.Gazeta “Kuriri”, ka komentuar për lidhjen e Shaqirit me të dashurën e tij të re, Dhurata Ahmetaj, duke e etiketuar lojtarin me prejardhje nga Zhegra si “provokator”.

“Provokatori shqiptar në lidhje me Dhurata Ahmetajn. Xherdan Shaqiri, një futbollist që provokoi publikun me “Shqiponjën dykrenore” në Kupën e Botës në Rusi, ka të dashur të re. Sipas mediave shqiptare, Shaqiri është në një lidhje me një këngëtare të ashtuquajturës Kosovë, Dhurata Ahmetaj.Provokatori shqiptar nuk i rezistoi këngëtares së bukur dhe mediat shqiptare e kanë zbuluar përfundimisht se ajo kishte shumë arsye që të udhëtonte shpesh në Britani të Madhe sesa për biznes” – përfundon shkrimin tendencioz gazeta serbe.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit