Një “ujk” mahnit Klopp, Liverpool gati të shpenzojë 80 milion euro për të

Jurgen Klopp do të bëjë një goditje të madhe në sulm. Jadon Sancho dhe Timo Ëerner janë emrat që pëlqen prej kohësh nga Liverpool, por një tjetër lojtar ofensiv ka mahnitur trajnerin gjerman.

Ai është Adamo Traore, 24-vjeçari i Wolves. Spanjolli është një lojtar fantastik në krahun e djathtë. Forca, shpejtësia dhe driblimi janë disa nga cilësitë kryesore të lojtarit me origjinë nga Mali, i cili këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 7 asiste.

Daily Mail raporton se Liverpool ka përgatitur një ofertë prej 80 milion eurosh për “Ujqërit”. Një shumë që do i kënaqte të gjithë, duke llogaritur që Wolves pagoi 4 herë më pak për të siguruar shërbimet e lojtarit shpërthyes.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit