Vazhdon dezinfektimi i rrugëve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se ka filluar sërish të bëhet dezinfektimi i rrugëve në fshatrat e Komunës së Suharekës e njëkohësisht edhe pastrimi i tyre.

“Në fshatrat e Komunës së Suharekës po bëhet sërish pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve. Në Bllacë kemi qenë prezent në secilën rrugë në pastrim si masë parandaluese ndaj Covid-19. E njëjta do të ndodhë edhe me fshatrat tjera. Ne punojmë dhe kujdesemi për ju. Ajo që na ndihmon të gjithëve është qëndrimi juaj në shtëpi”, shkruan Muharremaj në llogarinë e tij “Facebook”.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit