8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Në fshatin Semetisht të Suharekës, koronavirus ‘ndalet’ me rimorkio

Në fshatin Semetisht një lagje ka marrë disa masa për të parandaluar qarkullimin e njerëzve rreth shtëpive të tyre, ku në mes të rrugës kanë vendosur një rimorkio.

Kjo është vetëm njëra nga masat efektive që ka marrë ky fshat në lidhje me parandalimin e koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 227 raste pozitive me koronavirus COVID-19. Nga këto raste 37 të prekur janë shëruar, derisa 7 prej tyre kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Koronavirus e ka prekur edhe komunën e Suharekës, ky deri më tani në këtë qytet janë konfirmuar 4 raste, por që njëri nga ta bën pjesë në listën e të shëruarve.

Rastet pozitive janë konfirmuar në Bllacë, brenda qytet dhe një ka qenë në karantinë në Qendrën e Studentëve i cili kishte ardhur nga jashtë.

E për të mos pasur kontakte me zonat e prekura me koronavirus, në fshatin Semetisht disa banorë kanë vendosur rimorkio në mes të rrugës.

Kjo rimorkio e bën të pamundur që veturat të kalojnë rrugën dhe siguria për këtë banorë është më e madhe.

Më poshtë keni fotografinë nga vendi i ngjarjes.

Më Shumë

“Hasi Jehon” çel siparin, mbrëmë nisi nata e parë e festivalit treditor në Gjonaj

Mbrëmjen e së premtes, në fshatin Gjonaj të Hasit, filloi edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit