13.4 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Zbulohet plani i UEFA-s, ja kur do të luhen ndeshjet e mbetura të sezonit!

UEFA dhe ECA (Shoqata e Klubeve Europiane) kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme në orët e fundit me synim gjetjen e konsensusit për rifillimin e ligave vendase dhe përfundimin e garave europiane brenda verës.

Sipas rrjetit SER, të dyja organizatat bien dakord që ndeshjet e mbetura të kampionateve të zhvillohen gjatë korrikut, ndërsa ato të Championsit League dhe Europa League-s të luhen gjatë muajit gusht.

Turnetë e UEFA-s do të modifikoheshin në raundet finale, pasi nuk do të zhvilloheshin me sfida vajtje-ardhje, por me një përballje të vetme, në një fushë asnjanëse, sikurse ndodh me takimet finale.

Si ECA ashtu edhe UEFA nuk e përjashtojnë mundësinë që ndeshjet e mbetura të luhen pa praninë e tifozëve, për të shmangur shpërthimet e reja të koronavirusit.

Nëse do të zbatohet ky plan, futbollistët do të shijojnë 21 ditë pushime gjatë ditëve të fundit të gushtit dh e ditëve të para të shtatorit, para se të nisë sezoni i ri.

Më Shumë

Të enjten mbledhje solemne e Kuvendit të Prizrenit për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për një mbledhje solemne, që do të mbahet...

Shënohet 66-vjetori i lindjes së poetit Xhevdet Bajraj

Ditëlindja e 66-të e poetit Xhevdet Bajraj mblodhi dashamirë dhe entuziastë të fjalës artistike në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me këtë rast...

Lajmet e Fundit