Tash e një muaj komuna e Malishevës gjendet në karantinë si pasojë e shfaqjes së rasteve me Covid-19.
Në këtë komunë deri më tani janë regjistruar 69 raste dhe është shënuar edhe një viktimë.
Lidhur me situatën në këtë qytet ka folur nënkryetari i Malishevës Hajdin Berisha.
Ai në një lidhje direkte në Emisionin Special në Klan Kosova tha se shpreson se Malishevës do t’i kthehet gjallëria.
“Ne jemi optimistë të mëdhenj që do të na kthehet jeta dhe gjallëria në qytet. Qytetarët po e respektojnë këshillat nga IKSHPK. Ne po mundohemi të ju qëndrojmë pranë qytetarëve. Këto ndalesa i kanë sjellë disa dëme biznesve“.
Berisha thekson se nuk ka mungesë të produketeve esenciale për qytetarët.
“Nuk ka mungesë të produketeve esenciale, falë donatorëve dhe 150 mijë euro të ndara nga Kuvendi Komunal. Kemi pasur në fillim telashe me pajisje mjekësore por tani ka arritur“.
Numri dy i Malishevës njoftoi se sot janë shëruar edhe dy pacientë nga koronavirus nga kjo komunë.
“Numri prej 69 rasteve, lajmi i mirë është shërimi edhe dy pacientëve. Tani numri i përgjithshëm shkon në 17. Gjendja e atyre që po përballen me virusin në Klinikën Infektive është stabile. Gjendja më e mirë është ë atyre që po marrin trajtimin në shtëpi“.
Ai shtoi se lidhur me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar kryetari Ragip Begaj.
“Si komunë në karantinë i kemi pasur edhe disa specifike, ka pasur orë policore nga ora 14:00. Lidhur me masat e reja nuk është konsultuar me kryetarin. Por nesër ne do të shohim se sa do të zbatohet vendimi. Kryetari i komunës i ka kontaktuar edhe kryetarët e tjerë“.
“Nga kjo pandemi do të humb secili prej nesh, por dhashtë zoti që mos të kemi humbje të jetës. Ne e kemi pranuar një vendim të Ministrisë së Bujqësisë dhe ka pasur interesim të madh të qytetarëve, ne ju kemi sqaruar sa kemi ditur këto, por të shohim se si do të përballojmë“.