12.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

“Driton Selmanaj synon postin e Kryeparlamentarit”

Profesori Blerim Latifi thotë se gara mes Driton Selmanajt dhe Vjosa Osmanit është për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Këtë, thotë t’ia ketë thënë një mik i tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që është, sipas tij, madje pjesë e Këshililt Drejtues të kësaj partie.

“Një mik i imi në LDK, pjesë e Këshillit Drejtues të saj, po më tregon se i gjithë mosdurimi midis Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanjt, s’ka të bëj fare me dallime qendrimesh politike, por krejtësisht lidhet me punë postesh”, ka shkruar Latifi në Facebook.

“Selmanaj një kohë kishte lobuar brenda partisë për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit dhe kur në fund ky post iu dha Vjosa Osmanit, ai nuk mundi më ta përmbaj veten në raport me të”, ka thënë Latifi.

“Tash që Vjosa i ka keq punët me lidershipin e partisë, Selmanaj është hedhur sërish në sulm me idenë që të duhet shkuar në shkarkimin e Vjosa Osmanit, që më pas atij t’i hapet rruga për të marrë postin e saj në krye të Kuvendit. Pra, e gjithë storia shterron në luftë ambiciesh personale, derisa publiku i gjorë duhet të gëlltis gënjeshtrat për një grindje gjoja parimore”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Arrestohen dy të dyshuar për ngacmim seksual

Dy raste të ngacmimit seksual janë raportuar në Policinë e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë në lagjen 'Dardania' në Prizren, është shoqëruar në polici...

Teqeja s’kishte konto, shehu i mbante në shtëpi 200 mijë eurot që u vodhën

Një ngjarje që mund të ketë ndodhur gjatë fundjavës, e tmerroi të hënën shehun e Teqesë së Madhe në Gjakovë. Sheh Gufrani u shtang kur...

Lajmet e Fundit