Vdes gazetarja Violeta Rexhepagiqi

Ka vdekur gazetarja e kompozitorja Violeta Rexhepagiqi, mëson Koha, derisa është në pritje të një përgjigjeje nga Policia e Kosovës.

Rexhepagiqi u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Ajo me vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90? ishte korrespodente në TV Sky News.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kolegia e saj Minire Fetahu.

Violeta ishte motra e Armend Rexhepagiqit.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj mban mbledhje komemorative për mësimdhënësin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismet Reka

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenun Çoçaj”, në objektin e ndarë në fshatin Gjonaj të Hasit, të mërkurën u mbajt mbledhje...

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Lajmet e Fundit