Hiqet masa e karantinës në Korishë të Prizrenit

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca ne Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj, njoftoi se fshati Korishë tashmë u lirua nga karantina.

“Pas 14 ditësh në karantinë dhe pasi që nuk kishte asnjë rast tjetër pozitiv në fshat me Covid -19, Ministria e Shëndetësisë mori vendim që kjo masë të hiqet sot”.

“Disiplina e treguar nga banorët e fshatit bëri që virusi Covid -19 të mos mundet t’i ngulë rrënjët dhe të përhapet më tej. Bashkëfshatarëve të mi u shprehi respekt për bashkëpunim, mirëkuptim dhe koordinim të plotë me institucionet komunale dhe Policinë e Kosovës në zbatimin e kësaj mase ndryshe nga të zakonshmet. Tanimë jemi një hap para në parandalimin e shpërndarjes së virusit, por duhet kujdes, shumë KUJDES!”, shkroi ai në Facebook.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit