13.8 C
Prizren
E premte, 9 Qershor, 2023

MKRS bën homazhe për Violeta Rexhepagiqin, artisten që theu tabutë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me stafin e MKRS-së, në një ceremoni të organizuar para objektit të ministrisë, bënë homazhe për këngëtaren, kompozitoren dhe gazetaren e ndjerë, Violeta Rexhepagiqi, e cila dje shkoi në amshim.

Me këngët e të ndjerës Rexhepagiqi sfond, dhe me fotografinë e vënë përpara hyrjes kryesore të MKRS-së, ministrja Dumoshi në mënyrë simbolike vendosi një buqetë lule para fotografisë së Violetës.

Ministrja Dumoshi u shpreh se në këtë kohë pandemie si MKRS me aq mundësi sa është e lejuar kemi organizuar këtë ceremoni simbolike për ta vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen institucionale për ikjen e ikonës të viteve të 80-ta, Violetës, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar, e cila në Prishtinë nuk është njohur si një vajzë e zakonshme po si e jashtëzakonshme.

“Ajo me zërin dhe dukjen e saj dhe gjithmonë na ka dhënë mesazh vajzave dhe grave të reja që duhet t’i thyejmë të gjitha tabutë dhe të depërtojmë si vajza dhe si gra”, u shpreh ndër të tjera ministrja, duke konsideruar se sado simbolike, kjo ceremoni shkon për kujtimin e veprës së saj, e cila përjetësisht do të mbetet një emër i paharruar për artin dhe kulturën e Kosovës dhe më gjerë.

Ministrja Dumoshi tha se për të kujtuar Violetën e kemi vënë fotografinë e saj me disa lule dhe 39 këngët e saj sot do të dëgjohen tërë ditën, këtu para Ministrisë.

“Me këtë rast i ngushëlloj të gjithë artistët të gjithë kolegët e saj në veçanti familjen e cila e humbi motrën dhe ne do t’u rrimë për krah në forma të ndryshme që sado pak t’i ngushëllojmë në këtë kohë pandemie, pasi nuk ka ndonjë mundësi tjetër që përcjellja e saj të jetë ashtu siç ajo e ka merituar”, tha në fund ministrja.

Kujtojmë se e ndjera, ka lindur në vitin 1965, ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP) dhe në disa media tjera, ka marrë pjesë si këngëtare në Eurovizion, ka qenë autore e shumë këngëve dhe është e njohur për stilin e saj avangarde duke qenë para kohës me trend dhe fatkeqësisht iku para kohe. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren, ia godasin me plumb xhamin e veturës

Të hënën në Piranë të Prizrenit një person ka raportuar se ia kanë goditur xhamin e veturës me plumb. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë...

Mot me diell sot, pasdite ka mundësi të bie shi

Sot do të mbajë mot me shumë intervale me diell, mirëpo pasdite ka mundësi për riga lokale shiu, sidomos përreth viseve malore. Prishtina Weather njofton...

Lajmet e Fundit