Trumpi paralajmëron Kinën “për përhapjen e Covid-19”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Kinën të shtunën se mund të përballet me pasoja, nëse ishte “me vetëdije përgjegjëse” për përhapjen e koronavirusit.

“Ka mundur të ndalet në Kinë para se të fillojë përhapjen, e gjithë bota po vuan për shkak të kësaj”, tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo është deklarata e fundit nxitëse në luftën e fjalëve në mesin e dy ekonomive më të mëdha botërore, në një kohë kur e gjithë bota po bashkëpunon për të tejkaluar këtë krizë.

Trumpi dhe disa zyrtarë të lartë amerikanë kanë akuzuar Kinën për mungesë të transparencës pas shpërthimit të virusit në Vuhan. Këtë javë, Trump kishte pezulluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë pas akuzave për keqmenaxhim dhe fshehje të situatës në Kinë.

SHBA-ja dhe Kina janë përplasur për virusin derisa Trump e ka fajësuar presidentin Xi Jinping për mosndërhyrje në situatë. Trump e ka quajtur “virus kinez” përhapjen e koronavirusit të ri në botë, transmeton REL.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të njerëzve të prekur me koronavirus, me mbi 711,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 37,000 të vdekur.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit