Pranverë e qetë në fshatin Zgatar

Si asnjëherë më parë, fshatin Zgatar e karakterizon një qetësi pothuajse absolute. Pos mbjelljes së tokave të tyre bujqësore, aty nuk zhvillohen aktivitet e tjera që e karakterizojnë këtë fshat në rrethana normale.

Por, ajo çfarë ka mbetur si më parë, është liria e këtyre kuajve të cilët kishin ardhur nga fshati Bresanë.

Banorët e kësaj ane, gjatë muajit prill me këta kuaj e realizojnë lojën e famshme “Vrapimi i kuajve”, lojë kjo që është kthyer tashmë në traditë.

Mirëpo në këtë pranverë, këta kuajt nuk do të angazhohen në asnjë aktivitet.

Këtë e ka pamundësuar pandemia Covid-19.

E si pasojë e kësaj, banorët këtu kanë vetëm një aktivitet, atë të mbjelljes së pemëve e perimeve. Ata thonë se nëse sot nuk e punojnë tokën, nesër për ta është shumë vonë.

Kujdesi i banorëve të këtij fshati është madh, pavarësisht që në të gjithë komunën e Dragashit, nuk është asnjë person i prekur me koronavirusin.

Zgatari, përveç bukurive njihet edhe si fshati më i vjetër në këtë regjion.

Ndryshe, emri Zgatar, këtij fshati i ka mbetur për shkak të shtrirjes së fshatit, i cili shtëpitë i ka të renditura në formë të zgjatur në të dy anët e rrugës, që sipas banorëve do të thotë Zgatar, apo fshat i zgjatur.

 

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit