1.2 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

AAK çon njoftim për takimin Haradinaj – Mustafa

Kryetari i AAK’ë, Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës është takuar me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe krijimin e institucioneve të reja pas rrëzimit të Qeverisë Kurti në Kuvend me 2/3 e deputetëve, shkruan Gazeta Express.

Sipas një njoftimi për media të lëshuar nga partia e Haradinajt, ky takim ishte inicuar nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

“Sot, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ftesë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, kanë zhvilluar një takim pune për të diskutuar gjetjen e rrugës për të dalë nga kriza institucionale”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi të dy liderët janë pajtuar që Kosova duhet gjetur një rrugë në pajtim me Kushtetutën për të mos lejuar vazhdimine vakumit institucional, raporton Gazeta Express.

“Gjatë takimit është konstatuar se Kosova si demokraci e konsoliduar dhe Republikë parlamentare, brenda rregullave kushtetuese duhet të gjej zgjidhje, për të mos lejuar vakuum institucional”, thuhet tutje në njoftim.

Haradinaj dhe Mustafa në këtë takim janë pajtuar se shtetit i duhet një qeveri e re që do të përmbush detyrat, pas rrëzimit të Kurtit me 2/3 e deputetëve.

“Gjithashtu, kryetari i AAK-së, z. Haradinaj, dhe ai i LDK-së, z. Mustafa, u pajtuan se pas shkarkimit të Qeverisë, me mbi 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, shtetit i duhet Qeveri e re për të siguruar përmbushjen e detyrave shtetërore”, përfundon njoftimi.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë mandat nga Këshilli i Përgjithshëm që të negociojë për koalicion me AAK’në dhe NISMA-n, në rast se presidenti i vendit e mandaton si parti të dytë për krijimin e institucioneve të reja.

Një gjë e tillë po kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët po insistojnë që zgjedhjet e reja janë rruga e vetme./GazetaExpress/

Më Shumë

Mbahet punëtoria për hartimin e Planit vjetor të punës së Kuvendit të Prizrenit

Grupi punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit ka filluar punën për caktimin e agjendës vjetore të organit...

Bashkimi pret Vëllaznimin, Peja sfidon Prizrenin

Superliga e Kosovës në basketboll, sot vazhdon me dy ndeshje tejet interesante. Me fillim nga ora 17:00, në Prizren në palestrën “Sezai Surroi” luajnë Bashkimi...

Lajmet e Fundit