Del nga burgu për shkak të koronavirusit, babai turk vret vajzën 9-vjeçare

Ishte dënuar për plagosjen me thikë të gruas, por u lirua javën e kaluar prej amnistisë së qeverisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo pas kthimit në liri, turku Muslum Aslan vrau vajzën e tij 9 vjeçe, këtë të martë.

Ai ishte arrestuar një vit më parë për plagosjen e gruas së tij Rukiye Aslan dhe kur 33-vjeçari u lirua, shkoi në banesën e së shoqes, ku tentoi që të rrëmbente tre fëmijët e tyre.

Por aty nisi një sherr i dhunshëm, ku 9-vjeçarja Ceylan Aslan u rrah për vdekje nga i ati. Muslum u arratis nga vendi i krimit, por u arrestua pak më vonë në një park. E mitura u dërgua në spital, por gjeti vdekjen për shkak të plagëve të marra.

Rukiye e cila kishte kërkuar divorcin tha gjatë marrjes në pyetje, “I rrihte vazhdimisht fëmijët. E përplasi vajzën e madhe pas muri dhe më pas e rrahu me një tub, duke e lënë mes një pellgu gjaku për tu arratisur. Ime bijë vdiq, ndërsa unë dua që ai të ndëshkohet egërsisht për atë që bëri”.

Vdekja e vogëlushes Ceylan, shkaktoi indinjatën e shumë shoqatave në mbrojtje të së drejtës së grave, duke i kërkuar qeverisë që të mos lirojë burrat e dënuar për dhunë në familje.

Më Shumë

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Lajmet e Fundit