6.3 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Mbi 60 mijë punëtorë aplikojnë për kompensim të pagave

Mbi 60 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, kanë parashtruar kërkesa për kompensim të pagave në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në mënyrë që të përfitojnë nga pako emergjente fiskale e Qeverisë së Kosovës.

Ilir Murtezaj drejtor i përgjithshëm i ATK-se, tha për Radion Evropa e Lirë, se nga data 11 prill, kur ka filluar aplikimi në sistemin elektronik për përfitime nga pakoja fiskale, e deri më sot, në ATK kërkesa për kompensim dhe subvencionim të qirasë kanë paraqitur gjithsej 13,547 biznese.

Qeveria e Kosovës më 13 mars, ka marrë vendim për mbylljen e bizneseve për shkak të frenimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Por, për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë euro, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.

Nga kjo vlerë 61 millionë euro janë ndarë për pagat e punëtorët në vlerë 170 respektivisht 130 euro për dy muajt e ardhshëm, që kanë humbur punën për shkak të pandemisë, subvencionim të qirasë për 50 për qind dhe kontributeve pensionale.

Më Shumë

Viktima nga rryma elektrike në Prizren nuk ishte punëtor i KEDS -it

Një person ka humbur jetën në fshatin Manastiricë të Kosovës, pas dyshimeve se është goditur nga rryma elektrike. Nga Policia kanë bërë të ditur...

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Lajmet e Fundit