Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje angazhohen për protestë

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të bëjë thirrje për të mbajtur një manifestim për zgjedhje në sheshin Skënderbe në Prishtinë pas masave kufizuese më 4 maj.

Simpatizantë të Vetëvendosjes këtë thirrje janë duke e bërë në “Facebook”, e këtë ngjarje kanë parashikuar ta mbajnë më 4 maj në orën 14:00.

“Pas përfundimit të ligjit për kufizimin e lëvizjes (për parandalimin e COVID-19) të hënën 4 maj 2020, të dalim të gjithë në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndër të tjera, në njoftimin e tyre thuhet se simpatizantët duan zgjedhje të reja dhe qeveri legjitime.

“Duam zgjedhje dhe nuk lejojmë vjedhjen e pushtetit. Duam një qeveri legjitime dhe të zgjedhur nga votat e popullit të Kosovës. Mos shpërfillni vullnetin e popullit. U bo boll! Jemi lodhë!”, thuhet në këtë njoftim.

Më Shumë

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Lajmet e Fundit