Kosova sonte në terr për të pagjeturit

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS),  Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Integra, Humanitarian Law Center Kosovo (HLC) dhe Forum ZFD  shënojnë Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Me këtë rast, sonte në orën 20:00 do të shënohet një aksion ku të gjithë qytetarët e Kosovës do t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta.

“Me 2 minuta errësirë në familjet tona, ne do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilën ndodhen familjarët e 1.644 personave ende te pagjetur për tash e 20 vjet”.

“Në solidarizimin për fatin e të të pagjeturve, Biblioteka Kombëtare e Kosovës i bashkohet iniciativës, me shpresë dhe besim për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje”, njoftojnë organizatorët e këtij aksioni.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Lajmet e Fundit