Mjeku i Spitalit të Prizrenit, shërohet nga Covid-19

Një mjek i Spitalit të Prizrenit është shëruar nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Spitalit, Dr. Afrim Avdaj.

Ai, tha se mjeku i shëruar pritet shumë shpejt t’i kthehet punës.

“Lajmi i mirë është se një mjek, i cili ishte infektuar me Covid-19, pas dy testimeve të fundit ka rezultuar negativ dhe presim që të na bashkohet në luftën tonë të përbashkët në luftën kundër këtij virusi”, tha Avdaj për “QendraPress”.

Spitali i Prizrenit është prekur nga COVID-19.

Disa mjekë, infermierë dhe pacientë kanë rezultuar pozitivë.

Drejtori i Spitalit, dr.Afrim Avdaj tha se pavarësisht këtyre raste, puna në këtë institucion shëndetësor po funksionon normalisht.

“Menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha instancat relevante në luftën e përbashkët për ta mposhtur Covid-19’’, tha Avdaj

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit