Për të dalë nga Malisheva u prezantua si person zyrtar, arrestohet

Është arrestuar dje një person nga Banja e Malishevës, që është shpallur zonë e karantinuar, për “prezantim i rrejshëm si person zyrtar”.

Për të dalë më lehtë nga ky qytet, një person prezantoi dokumente të falsifikuara duke aluduar se është person zyrtar, por u arrestua.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për të dalë më lehtë nga zona e karantinës ka prezantuar një dokument që aludon se është person zyrtar. Lidhur me rastin është njoftuar njësiti i hetimeve, ku sipas hetimeve ka rezultuar se ky dokument të jetë i rremë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Lajmet e Fundit