Aguero lëshon alarmin: Shumë futbollistë kanë frikë të rikthehen në fushë

Shumë pasiguri rreth së ardhmes së këtij sezoni futbollistik. Holanda dhe Franca e anuluan, teksa tani pritet me kuriozitet se çfarë do të ndodhë në Angli, Itali, Spanjë dhe Gjermani. Lojtarët duan të luajnë, por, nga ana tjetër, kanë frikë të rikthehen në fushë me koronavirusin nëpër këmbë.

Sergio Aguero ka folur hapur rreth kësaj teme për El Chiringuito. “Pjesa më e madhe e futbollistëve kanë frikë për t’u rikthyer në fusha, pasi kanë familje dhe fëmijë të vegjël. Nëse dikush mund të sëmurët, të gjithë do të pyesim se çfarë po ndodh.

Disa njerëz janë të infektuar dhe nuk kanë asnjë simptomë, por mund ta transmetojnë atë. Edhe unë mund ta kem, por mund të mos kem dijeni për diçka të tillë. Lojtarët do të jenë nervozë dhe shumë të kujdesshëm në vijim. Shpresoj të gjejnë sa më shpejt një vaksinë”, thekson sulmuesi i Cityt.

Më Shumë

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit