8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Hoti: Në qeverinë time do të ketë 16 ministri

I mandatuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se në kabinetin që synon të udhëheqë do të ketë 16 ministri.

Ai ka deklaruar se ndryshime do të ketë në Ministrinë e Ekonomisë, pasi që sipas tij, në atë ministri aktualisht janë të përfshira pesë ministri e gjysmë.

Hoti ka thënë se ende nuk është caktuar kabineti qeveritar, derisa ka shtuar se ka përmbyllur të gjitha marrëveshjet me partnerët e koalicionit, raporton KOHA.

“Unë në cilësinë e mandatarit gjatë tri ditëve të fundit i kam përmbyllur të gjitha marrëveshjet me partnerët e koalicionit. Kabineti i ri do të ketë 16 ministri. Ende nuk është caktuar kabineti qeveritar. Kemi bërë një riorganizim të ministrive, te pjesa e ministrisë së ekonomisë i kemi bërë disa ndryshime”, ka thënë ai.

Këto deklarata Hoti i ka bërë në një prononcim për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Koalicioni VV-LDK ka pasur 15 ministri.

Më Shumë

Këndi Amerikan në Prizren shënon 20-vjetorin e themelimit

Këndi Amerikan në Prizren ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë. Në aktivitet morën pjesë...

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Lajmet e Fundit