Prizreni në mesin e tre komunave më të prekura nga COVID-19

Komuna e Prizrenit në tri ditët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Kjo ka ardhur si pasojë e rasteve të shfaqura në repartin e dializës në Spitalin e Prizrenit, ku një pjesë e stafit kishin rezultuar pozitiv me COVID-19, e pas tyre edhe disa pacientë që marrin tretman në këtë repart.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka njoftuar se nga 7 rastet e reja me COVID-19, 6 janë nga Komuna e Prizrenit.

Në Prizren deri më sot janë shfaqur 75 raste me COVID-19, nga ta 15 të shëruar, ndërsa janë shënuar 2 viktima, një nga Prizreni dhe një nga fshati Korishë.

Me rastet e reja, Komuna e Prizrenit hyn në rrethin e tre komunave më të prekura nga COVID-19, pas Malishevës e cila ka gjithashtu 75 raste por ka mbi 50 pacientë të shëruar, dhe Komuan e Ferizajt, që ka 98 raste të konfirmuara.

Komuna e Prizrenit që nga data 12 prill është shpallur zonë karantinë.

Ndërsa ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë sot u shpall antikushtetues nga Gjykata.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit