40 vjet nga vdekja e Titos

Sot mbushen 40 vjet nga vdekja e komunistit Josip Broz-Titos, drejtues i lëvizjes partizane në Jugosllavinë e dikurshme.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Tito qeverisi vendin për 35 vjet deri në vdekjen e tij.

U lind në Kumrovec, Zagorje të Kroacisë, në një familje të përzier kroate-sllovene, më 4 maj 1892. Si një komandant ushtarak austro-hungarez, mori pjesë në Luftën e Parë Botërore dhe në frontin serb. U plagos dhe u kap në Galicia, në frontin rus më 1915 dhe kaloi disa kohë në burg.

Në biografitë e tij zyrtare ai u citua si pjesëmarrës në Revolucionin e Tetorit. Në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve u kthye në fund të tetorit 1920, kur u bë anëtar i Partisë Komuniste. Në vitin 1937, u bë sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, pas shkarkimit të Milan Gorkiq, ish-udhëheqësi i partisë komuniste.

Ai ishte një burrë shteti komunist jugosllav, i cili kryente funksione të ndryshme shtetërore nga viti 1943 deri në vitin 1980.

Vdiq më 4 maj 1980 në Lubjanë në ora 15:05, ndërsa u varros më 8 maj në Shtëpinë e Luleve në Dedinje në prani të 209 delegacioneve nga 127 vende të botës.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit