35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Vdiq drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj

Ka vdekur drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Lajmin e kanë konfirmuar përmes Facebook-ut familjarët e të ndjerit.

“Njoftim nga familja Brahimaj! Sot me datë 7.5.2020 ka ndërruar jetë Ahmet S. Brahimaj – Drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në lagjen Haxhiaj të fshatit Novosellë në komunën e Pejës. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, ikonë!”, thuhet në njoftim.

Ahmet Brahimaj u lind më 06.12.1953 në Novosellë, Pejë. Shkollën e Mesme të Baletit (1968-1972) e kreu në Shkup, dhe i takon Gjeneratës së Parë të Baletit të Kosovës. Në vitin 1972, ai së bashku me balerinët e tjerë u kthyen në Prishtinë dhe kështu formuan Ansamblin e Baletit.

Biografia e Brahimajt, marrë nga faqja zyrtare e Baletit Kombëtar:

Si solist i kësaj Trupe, Ahmet Brahimaj ka luajtur në të gjitha shfaqjet që janë pregaditur atëkohë, pra ka luajtur në 38 Premiera baleti, e në shumë premiera të tjera të Dramës. Shumë role kryesore, në të cilat ai është paraqitur me mjaft sukses, si në: “Karmen” (Don Hose), “Romeo e Xhyljeta” (Romeo), “Zhizela dhe Interplay” (Albert), “Era dhe Kolona” (Komandanti), “Piter Pan” (Kryeplaku Indian),” Kopelia” (Prefekti), “Don Kishoti” (Espado), “Halili e Hajria” (Sadiku), “Bolero e Shtrausiana”, “Vallja pranverore”, “Trëndafili I përgjakur” (Luisillo), “Ritme të zgjuara”, “Kënga e Rexhës” (Valleheqësi), “Besa” (Princi), “Balloja e Kadetëve”, “Zef Lush Marku” (Tri hije të vdekjes), “Loja e Sizifit” (Udhëheqësi I), “E bukura More” (Thanasi), “Legjenda mbi ngadhnjimin” (Vdekja), “Mbrëmje baleti”, kurse Hans Fyelltarin te “Fyelltari” dhe te shfaqja “Tranzicion II” ka luajtur pas luftës, në vitin 2001/02. Në vitin 1985 Brahimaj emërohet Shef I Baletit. Për punën e tij krijuese ai mori shumë lëvdata, si dhe për nder të 48 vjetorit, u dekorua me “Plaketën e Teatrit Popullor Krahinor” (1986), dhe me rastin e 60 vjetorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, është shpërblyer për punën artistike e krijuese.

Nga viti 1972-1991 përveç si Solist I Baletit dhe Shef I Baletit, Ahmet Brahimaj ka qenë edhe në disa mandate drejtuese të Teatrit Popullor Krahinor, si:

Anëtar I Këshillit Artistik dhe pleqësisë të Teatrit Popullor Krahinor të Kosovës, ndërsa pas luftës ai ka qenë

Anëtar I Këshillit Artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Anëtar I Këshillit Udhëheqës të A.K.K. V. “Shota”

Kryetar I Këshillit Udhëheqës të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Anëtar I Këshillit Udhëheqës të Teatrit Kombëtar të Kosovës

Tani, Ahmet Brahimaj është Drejtor I Baletit të Kosovës dhe është njeriu kyç I rithemelimit të Shkollës së Baletit respektivisht Baletit të Kosovës. Pas luftës, së bashku me disa nga kolegët e tij hapin Shkollën e Mesme të Baletit, në kuadër të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, Prishtinë. Klasa e Ahmet Brahimajt u diplomua në vitin 2005, dhe është gjenerata e parë pas luftës e njëherit edhe bërthama e Baletit të Kosovës. Gjithashtu, Brahimaj ka kontribuar dhe në formulimin e Ligjit të Operës, Filharmonisë dhe Baletit, Ligj I cili është në funksion tani dhe është aprovuar në vitin 2005.

Gjatë udhëheqjes së Brahimajt, Baleti I Kosovës ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë me shumë koreografë të shquar nga e gjithë Bota, gjë që rezulton me suksese të njëpasnjëshme.

Më datën 26/11/2010, me Urdhërin e Presidentit të Kosovës, me Rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, Ahmet Brahimaj nderohet me çmimin e madh “Artist I Merituar” për kontributin e dhënë në zhvillimin e Artit të Baletit në Republikën e Kosovës.

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Lajmet e Fundit