25.1 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Begaj: Presim ndihmë nga qeveria për rimëkëmbjen ekonomike

Komuna e Malishevës, që është një prej komunave me numrin më të madh të të prekurve me Covid-19, tash e sa ditë nuk ka shënuar raste të reja.

Nga 76 të prekur tashmë 71 janë të shëruar, një i vdekur ndërsa katër po trajtohen.

Megjithatë shqetësimi më i madh mbetet ekonomia. Kryetari i kësaj komune Ragip Begaj në një intervistë për KosovaPress tha se shpreson se qeveria e Kosovës me pakon emergjente të komunave do t’i dalë në ndihmë edhe Malishevës.

I pari i Malishevës, thotë se dëmet ekonomike në këtë komunë janë të konsiderueshme, mirëpo prioritet i tij këtë kohë, thotë se ka qenë menaxhimi i shëndetësisë më konkretisht situata e krijuar me Covid-19.

“Kemi kërkuar ndihmë dhe bizneset vetë kërkojnë ndihmë drejtpërdrejtë, po presim si komunë, një pako që e kanë paraparë ata për komunat, ta shikojmë se si do ta përkrahin komunën e Malishevës. Pasojat ekonomike nuk janë të lehta megjithatë qëllimi im kryesor është, mos me pas pasoja në njerëz, kur shpëtoi jeta e njerëzve sigurisht do ta marrim jetën dalëngadalë”, thotë Begaj.

Begaj thotë se, tërë këtë situate të krijuar me pandeminë Covid-19, si komunë e kanë menaxhuar në nivelin e duhur, derisa theksoi se 1 mijë e 800 familje në gjendje sociale, janë ndihmuar nga donatorët.

“Besoj që e kemi menaxhuar mirë situatën, pavarësisht rrethanave tona, pasojat ekonomike do t’i ndiejmë më vonë, megjithatë 1 mijë e 800 familjeve i kemi furnizuar t’i falënderojmë donatorët… Megjithatë besoj që edhe qeveria në pakon e vet do t’i përfshijë këta njerëz që kanë punuar dhe do të ketë konsideratë për ta”, thotë ai.

Pas heqjes së karantinës në komunën e Malishevës, Begaj thotë se qytetarët po vazhdojnë t’i respektojnë rregullat.

“Rregullat në komunën e Malishevës janë respektuar gjithë herë, ne kemi marrë edhe vendime shtesë si Kuvend Komunal, për shkak të situatës që kemi pasur, tani i kemi hequr ato vendime në fuqi janë vendimet e qeverisë të cilat po zbatohen në përpikëri”, thotë Begaj.

Më Shumë

Zgjedhjet 2025: 191,752 qytetarë të Prizrenit me të drejtë vote më 12 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e 55-të me radhë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje...

Forcohet bashkëpunimi mes Policisë dhe Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Faruk...

Lajmet e Fundit