COVID-19: 63-vjeçarja nga Dragashi ishte infektuar në Spitalin e Prizrenit

Vdekja e një gruaje 63-vjeçare e ka çuar në 27 numrin e vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19.

Gruaja nga Dragashi që vdiq mëngjesin e së enjtes, sipas infektologut Valbon Krasniqi, kishte edhe sëmundje të tjera.

Infeksionin, e ndjera dyshohet ta ketë marrë në repartin e dializës në Prizren.

Ceremonia e varrimit të saj, sipas nënkryetarit të Dragashit, Selami Sahitit, do të bëhet në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së, raporton KOHA.

Ndërkohë, në Klinikën Infektive të QKUK-së vazhdojnë të jenë të shtrirë edhe 12 persona me COVID-19, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga klinika, gjatë së enjtes, janë liruar 5 pacientë të shëruar.

Gjatë së mërkurës u konfirmuan 4 persona të tjerë me koronavirus, derisa u shëruan plotësisht 43 persona.

Që nga e hëna, kur edhe ka filluar faza e parë e lehtësimit të masave, në Kosovë janë shtuar lëvizjet e qytetarëve dhe për këtë ka reaguar edhe njëherë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët për kujdes të shtuar, pasi që ekziston ende rreziku nga virusi, derisa kanë kërkuar përgjegjësi edhe nga institucionet.

Në Kosovë, deri më tani, janë rreth 860 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve janë shëruar mbi 530 persona.

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit