A do të hapet kufiri Kosovë-Shqipëri me 11 maj?

Në datë 11 maj qeveria do të vendosë për hapjen e lëvizjes mes qyteteve brenda vendit, por edhe kufijtë me vendet fqinje në bazë të ecurisë.

“Në 11 maj do të vendosim për hapjen më tutje korridorin e lëvizjes tokësore apo ajrorë për të hyrë në vendin tonë” tha Rama.

Në mars të këtij viti, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë lajmëron gjithë qytetarët për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

“Duke filluar nga data 13.03.2020, në ora 06:00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit apo veturat e Republikës së Kosovës. Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë, ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale (ato të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri më datë, 15.03.2020 në ora 24:00?, thuhet në njoftimin për shtyp.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit