Muhamed Ali thoshte se vetëm ky boksier mund të ishte rivali më i rrezikshëm për të

Muhamed Ali e kishte vlerësuar Mike Tysonin si boksierin më të mirë që e kishte parë ndonjëherë me sytë e tij. Këtë e ka zbuluar ish-boksieri legjendar, George Foreman.

Madje, Ali kishte thënë se po të ishte boksier aktiv në atë kohë, do të frikësohej të dilte në ring me Tyson.

Karriera e Muhamed Alisë kishte përfunduar katër vite më herët, para se Tyson të shpallej kampioni më i ri ndonjëherë në boks dhe ishte e pamundur që të ketë një meç mes tyre.

“Muhamed Aliu më tha vetë se Tyson është boksieri i vetëm që mund ta rrihte. Më tha se është shumë i fuqishëm, godet shpejt dhe nuk do ta donte në ring një si ky. Më tha se nuk do ta kishte besimin se mund ta mposhte Tysonin” ka zbuluar Foreman.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit