Parandalohet futja e substancave narkotike në burgun e Prizrenit, ishte fshehur në atlete

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë futjen e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren të mërkurën në mesditë.

Duke mos dhënë detaje, apo se kush ka tentuar të fusë substancën narkotike në burg, SHKK-ja ka njoftuar seoficerët korrektues kanë gjetur substancat narkotike të fshehur në atlete, gjatë kontrollit të rrobave.

“Sot, rreth orës 15:00h në Qendrën e Paraburgimit në Prizren pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në QP Prizren. Me të pranuar informacionin, oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave me saktësisht të patikave (atleteve) kanë gjetur një sasi të dyshimtë narkotike, e cila ishte e improvizuar në mënyrë të sofistikuar. Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit