Pa paralajmërime, policia fillon me gjoba për mosmbajtjen e maskave

Policia e Maqedonisë ka filluar me gjoba për qytetarët, të cilët në vendet publike nuk mbajnë maska.

Në një fletëpagesë për kundërvajtje e publikuar nga Alsat, shihet se policia ka nisur me masat represive për qytetarët, të cilët nuk i mbajnë masat.

Më herët nga MPB njoftuan se që prej përhapjes së pandemisë së coronavirusit, kanë dhënë mbi 4 mijë vërejtje për qytetarët të cilët nuk kanë mbajtur maska.

Gjoba për mosmbajtjen e maskave kap vlerën e 20 eurove.

Mbajtja e maskës është e detyrueshme në vendet e mbyllura, si dhe në vendet e hapura ku nuk ka mundësi të ruhet distanca e sigurt fizike.

Më Shumë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Lajmet e Fundit