26.3 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Falimentim biznesesh e humbje të vendeve të punës

Pas pushimit të detyruar për afro 2 muaj shkaku i pandemisë, disa nga bizneset kanë filluar t’i hapin dyert për klientët e tyre. Por, entuziazmi për kthim në vendet e punës ka filluar të zbehet.

Rreth 95 për qind e bizneseve kanë raportuar se kanë zvogëlim të shitjeve si rezultat i rënies së kërkesës. Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, përmendet si arsye e rënies së konsumit. Bizneseve u janë ulur të ardhurat dhe për pasojë ato kanë filluar të pushojnë punëtorë nga puna, shkruan KOHA.

Të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës tregojnë se mbi 1.600 persona kanë deklaruar se kanë mbetur pa punë gjatë pandemisë. Por, ky numër dyshohet se është më i madh, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk janë deklaruar nga kompanitë. Janë edhe dhjetëra mijëra të tjerë që kanë punuar në tregun joformal.

Organizatat financiare ndërkombëtare parashohin tkurrje të ekonomisë së Kosovës këtë vit. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova do të ketë rënie ekonomike prej 3-5 për qind, që i bie humbje të 30 – 50 mijë vendeve të punës. Edhe Banka Botërore parasheh një rënie ekonomike prej 4.5 për qind, por në skenarin më të keq, kjo rënie do të jetë deri në 11 për qind. Humbjet ekonomike brenda një dite sipas ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, janë rreth 6 milionë euro, ndërkohë odat ekonomike thonë se humbjet janë edhe më të mëdha. Por, sipas tyre, ende është herët për të ditur saktë dëmet e shkaktuara

Më Shumë

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Komuna e Dragashit mbulon shpenzimet e energjisë elektrike për pompat e ujit në fshatra

Komuna e Dragashit njofton qytetarët se nga data 01.08.2025 ka nisur mbulimi i shpenzimeve të energjisë elektrike për pompat e ujit në të gjitha...

Lajmet e Fundit