Haskuka dhe ministri i Bujqësisë Mustafa, vizituan disa fshatëra që u goditën nga breshëri

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka vizituar fshatrat Piranë, Medvec dhe Zojz, për të parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e djeshme.

Kryetari Haskuka ishte i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani.

Lidhur me dëmet në bujqësi, Komuna e Prizrenit tashmë ka krijuar një komision të përbashkët me Ministrinë, i cili ka filluar menjëherë punën për të evidentuar dhe vlerësuar këto dëme, në mënyrë që më pas të bëhet edhe kompenzimi i tyre.

Kryetari Haskuka me këtë rast bëri të ditur se edhe me Drejtorinë për Emergjencë dhe Siguri, do të bëhen analizat e terrenit për të shikuar mundësinë e intervenimeve në shtratin e lumit dhe në infrastrukturë, në mënyrë që mos të përsëritet kjo gjendje nga fatkeqësitë e tilla natyrore.

.

Më Shumë

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Lajmet e Fundit