47 kosovarë kthehen nga Sllovenia

47 kosovarë janë kthyer nga Sllovenia në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Slloveni në njoftimin e së cilës thuhet se në koordinim me institucionet e Kosovës dhe institucionet e Sllovenisë është mundësuar kthimi në Kosovë edhe i 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni.

“Transporti është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë dhe qytetarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Kosovë ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Kosovës. Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore të Sllovenisë, Kroacisë dhe të Malit të Zi, si dhe për Ambasadën e Kosovës në Kroaci për përkrahjen e madhe të ofruar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Slloveni.

Qytetarët e kthyer kishin raste urgjente shëndetësore ose të natyrave tjera.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit