20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Durrësi bëhet gati për të pritur pushuesit

Plazhi i Durrësit po bëhet gati për të pritur pushuesit, që pritet ta “pushtojnë” sapo të hiqen masat ndaj pandemisë.

Punonjës dhe makineri të rënda janë duke punuar përgjatë gjithë vijës bregdetare.

“Kemi disa ditë që po merremi me heqjen e leshterikut, jemi në përfundim të punës. Besoj se ditët e hënë përfundojmë komplet dhe plazhi pas dezinfektimit të ditës së hënë është gati për të pritur pushuesit”, ka thënë Alfred Dhuli, drejtori i Shërbimit komunal, për “TV Klan”.

Drejtoria e mirëmbajtjes thotë se i ka kapacitetet për të menaxhuar të gjithë vijën bregdetare nga Përroi i Agait deri tek Ura e Dajlanit, që është gati gjashtë kilometra e gjatë.

“Më 1 Qershor hapet sezoni dhe ne jemi thuajse gati e kemi infrastrukturën gati për të përballuar çdo lloj fluksi njerëzish. Ne i kemi marrë mjetet fondet, jemi në gatishmëri”, ka thënë kjo drejtori.

Në Durrës këtë vit plazhet private do të kenë vetëm hotelet, sipas numrit të dhomave që disponojnë. Ndërsa pjesa tjetër do t’i kthehet publikut, i cili do të duhet të respektojë distancën në vendosjen e çadrave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte bërë të ditur se në fund të majit do të hapen kufijtë për kosovarët. Në anën tjetër, institucionet e Kosovës ende s’kanë bërë të ditur se kur mund të hapen kufijtë tokësorë.

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Afati kushtetues po afrohet, Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete...

Lajmet e Fundit