Haskuka uron Fitër Bajramin: Të festojmë ndaras dhe vetëm me familjet tona

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit dhe bëri thirrje që të respektohen masat e vendosura nga IKShPK-ja dhe MSh-ja.

“Pas muajit të agjërimit, solidaritetit dhe sakrificës, sot festojmë fitër bajramin, festa e solidaritetit me ata që kanë nevojë, me ata që janë të cenueshëm dhe me më të vegjëlit. Sivjet ashtu si na rekomandojnë institucionet shëndetsore dhe Bashkësia Islame këtë Bajram duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. Pra duhet të festojmë ndaras dhe vetëm me familjet tona. T’i mbrojmë më të dashurit tanë. Festojmë të ndarë që të gëzohemi së bashku!
Me fat Fitër Bajrami!
Ramazan Bayraminiz mubarek olsun!
Bajrami Serif Mubarek!
Eid Mubarak!”, thuhet ne urim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit”...

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Lajmet e Fundit