Real Madrid nxiton me rinovimet, Marca i zbulon lëvizjen e fundit

Carlos Henrique Casimiro iu bashkua Realit të Madridit pa shumë pompozitet në vitin 2013. Futbollisti, i cili shikohet shpesh duke bërë punët e pista në mesfushë, u kthye në një nga më të rëndësishmit për madrilenët, që së fundmi edhe e kanë shpërblyer atë me një kontratë të re.

Një vit më parë PSG tentoi ta joshte mesfushorin, i cili sipas Marca ka nënshkruar marrëveshjen e re, që do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2023. Bisedimet me Casemiro kishin kohë që kishin nisur, ndërkohë që plani i klubit spanjoll ka qenë i qartë: të punojë fshehurazi për rinovimet.

Casemiro ka pranuar marrëveshjen dhe tentojë të regjistrojë të tjera suksese. Mesfushori ka fituar jo pak me fanellën e Real Madrid: 4 Champions League, tre Botërore klubesh, një titull kampion, një Kupë Mbreti, dy Superkupa të Europës dhe dy Superkupa të Spanjës.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit