16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Qeveria Kurti mbrëmë vonë mori vendim, a do të ketë sot protesta?

Qeveria në detyrë Kurti mbrëmë vonë në mesnatë ka marrë një tjetër vendim që legjitimon protestat e thirrura në sheshin e Prishtinës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që të lejon tubimet në hapësirat publike dhe private, ajo ka shfuqizuar vendimin ku ndaloheshin ato sonte në mesnatë, kështu duke ia hapur rrugën protestave të Vetëvendosjes në sheshin e Prishtinës.

Kjo nismë apo vendim, legjitimon protestat e nesërme të aktivistëve dhe militantëve të Vetëvendosjes për të protestuar në shesh, po ashtu edhe protestave ditëve në vazhdim në rast se Gjykata Kushtetuese vendosë në disfavor të tyre.

Ky vendim në mesnatë ishte i pritur nga Kurti, pasi edhe vet ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca është parë sot në organizimin e protestave të aktivistëve të Vetëvendosjes.

Komunikata e plotë nga Qeveria në detyrë Kurti:

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhja e 36-të e Qeverisë, në të cilën është miratuar vendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve dhe një vendim për shpronësime shtesë të pronave që preken nga ndërtimi i pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.

Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i objektit të pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.

Më Shumë

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-vrasje në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Ata dyshohen për rastin e tentim-vrasjes që pati ndodhur para dy ditësh. "Më 11.05.2024 lidhur me rastin janë arrestuar dy...

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Lajmet e Fundit