18.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Ushtari dhe nëna në Amerikë vdesin brenda tri ditësh nga koronavirusi

Simon Zamudio – një rreshter 34-vjeçar në Rezervën e Ushtrisë amerikane – vdiq nga komplikimet e Covid-19 më 22 maj. Tre ditë më vonë, nëna e tij 70 vjeçare vdiq – gjithashtu nga ndërlikimet me virusin.

Zamudio lindi në Arizona, por jetoi në Carpentersville, Illinois. Ai ishte martuar dhe kishte një vajzë 11 muajshe. Familja e tij u tha mediave lokale se babai i tij vdiq kur ai ishte 1 vjeç.

“Ai do të kujdesej dhe do ta donte vajzën e tij tërë jetën”, tha motra e tij Alicia.

Zamudio u sëmur nëntë ditë pasi e dërgoi nënën e tij në spital. Ai më parë ishte i shëndetshëm

“Mos mendoni se Covid është gënjeshtër sepse është shumë  i vërtetë”, tha motra e tij, raporton BBC,

Më Shumë

Lajmet e Fundit