Po e presim vendimin e kryesisë se cilat do të jenë format tona të kundërshtimit

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hapi rrugë formimit të qeverisë së re me mandatar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po e kundërshton me ngulm Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se kjo parti do ta kundërshtojë me të gjitha forcat këtë vendim.

“Vetëvendosja, duke i shqyrtuar edhe ekspertizat e mëhershme, precedentët që kanë ndodhur në të kaluarën për këto raste, besojmë fuqishëm që zgjedhja nga kjo situatë politike e shkaktuar nga partitë e vjetra politike, bëhet vetëm duke iu rikthyer sovranit”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

“Kemi pasur të bëjmë me një situatë kur mocioni i qeverisë ka kaluar suksesshëm dhe është e ndershme për demokracinë e këtij vendi, që të ktheheshim në një situatë ku sovrani ta thotë fjalën e vet. Vetëvendosja që nga shpallja e këtij vendimi të Kushtetueses është duke mbajtur takime me të gjitha nivelet e strukturave të saj. Presim vendimin e kryesisë se cilat do të jenë format tona të kundërshtimit”, ka bërë me dije ai.

Abrashi ka thënë se kjo gjykatë e ka humbur kredibilitetin e saj dhe ky vendim për LV-në është i papranueshëm. “Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne jemi mjaft të shqetësuar. Na vjen shumë keq që kjo gjykatë e ka humbur kredibilitetin e saj duke marrë vendime politike. Synimi i presidentit Thaçi, së bashku me subjektet e vjetra politike, është që ta patentojë pushtetin. Synimi është të krijojë një anarki demokratike në të ardhmen dhe cilido subjekt fitues që bëhet, atij t’i pamundësohet pushteti demokratik”, është shprehur Abrashi.

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Lajmet e Fundit