23 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në Shqipëri janë konfirmuar 23 raste të reja me Covid-19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë 16 prej tyre janë në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnjë, 1 në Durrës, 1 në Librazhd dhe një në Krujë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 pjesëtarë të personelit shëndetësorë dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë./TCH/

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit