5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Mali i Zi hap kufirin me Kosovën

Nga e hëna, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e qytetarëve të 26 vendeve, në mesin e tyre edhe ata që vijnë nga Kosova.

Trupi Koordinues Kombëtar ka vendosur të lejojë qytetarët nga 26 vende që nga 1 qershori të hyjnë vend, në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, pa karantinë dhe vetë-izolim, nëse shkalla e rasteve aktive COVID-19 është më pak se 25 për 100 mijë banorët në vendin nga i cili vjen, shkruan KosovaPress përcjell Klan Kosova.

Sipas këtij vendimi, Mali i Zi hap kufijtë për: Kosovën, Shqipërinë, Slloveninë, Islandën, Kroacinë, Sllovakinë, Zvicrën, Austrinë, Norvegjinë, Monakon, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Danimarkën, Lituaninë, Letoninë, Azerbajxhanin, Luksemburgun, BeH, Bullgarinë, Izraelin, Maqedoninë Veriore, Irlandën, Republikën Çeke, Finlandën dhe Estoninë.

Sipas kësaj llogaritje jashtë mbetet Serbia.

Me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik, NKT ka vendosur që nga nesër të gjitha llojet e tubimeve, jashtë dhe brenda, në vende publike, duke përfshirë festimet e dasmave, funeralet, si dhe garat sportive mund të marrin pjesë deri në 200 persona me respekt të detyrueshëm për distancën fizike të paktën dy metra.

Në garat sportive, është e detyrueshme të dezinfektohen pajisjet për trajnime, gara dhe turne dhe gjërat që përdorin sportistët së bashku.

Puna e diskove, bareve dhe klubeve të natës, dhe lojërave për fëmijë lejohet në përputhje me udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik, si dhe puna e kinemave, teatrove dhe kopshteve.

Më Shumë

Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro/ Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të E.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas kërkesës...

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Lajmet e Fundit