Seanca për votimin e Qeverisë Hoti mbahet nesër në ora 11:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancëes për votimin e Qeverisë Hoti.

Express merr vesh se seanca do të mbahet nesër në ora 11:00.

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, një ditë më parë ka thënë sot se kanë kërkuar që seanca të mbahet ditën e mërkurë.

“Pas marrjes së Aktgjykimit në emër të LDK-së kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e Qeverisë së re”, është shprehur Gashi.

Ai ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë.

Sipas tij, po sot do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës një ditë më parë ka publikuar Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit