Rahovec/Arsimtari i kryeministrit Hoti: Kurrë nuk ka pasur notë katërshe në shkollë

Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër.

Në një intervistë për Klan Kosovën ai ndau gjëra interesante nga fëmijëria e Avdullah Hotit në Ratkoc të Rahovecit duke treguar për pesëshet dhe interesimin e madh që ka pasë për libra.

“Po ndihem mjaft mirë që një nxënës i shkollës tonë ka arritur të bëhet kryeministër. E kujtojmë si një nxënës mjaft të mirë, i edukuar dhe që ka qenë gjithmonë i përgatitur. Asnjëherë s’ka pasë katërshe, por vetëm pesëshe”.

Por a ka bërë sherre ndonjëherë i urti Avdullah Hoti?

“Sikur sot që duket ai asnjëherë s’ka qenë problematik, por i urtë dhe bashkëpunëtor me nxënës e arsimtarë, i ka kryer me rregull detyrat dhe për të gjithmonë flitet mirë. Askush nuk mund të flet për të keq si i ri dhe si student. Avdullahu bashkë me dy shokët e tij kanë qenë motiv për gjithë klasën. E gjithë klasa ka qenë e mirë, por ky e dy shokët e bankës së tij e kanë arritur kulmin e shkollimit”, ka thënë Bilall Hoti.

Mësuesi i tij tregoi edhe për vështirësitë financiare që ka pasë Hoti gjatë shkollimit.

“Familja e tij është marrë me bujqësi dhe kur Hoti ka shkuar edhe me dele, librin e ka pasë me veti. E kam parë vetë sepse nga ajo e anë e kam fushën, por edhe e njoh si kushëri. Si arsimtar gjithmonë iu kemi thënë familjarëve të tyre që të shkollojnë sepse nuk i kanë mundësitë. Avdullahu si nxënës edhe si student gjithmonë u rrit me vështirësi dhe me skamje. S’i ka pasë kurrë kushtet e mira për shkollim, por ka pasë interesim të madh për mësim dhe ia ka arritur”.

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit