“Cavani dëshiron të luajë në Spanjë”, shoku i skuadrës zbulon gjithçka!

Edinson Cavani do të nisë një aventurë të re. Shtatë vite kaloi bomberi uruguaian te PSG dhe tani e ka në dorë vetë zgjedhjen e skuadrës së re. Atletico Madrid dhe Interi po garojnë për të siguruar shërbimet e tij.

Ander Herrera ka folur hapur rreth dëshirës së 33-vjeçarit. Spanjolli i PSG-së zbulon për Mundo Deportivo dëshirën e madhe të “El Matador”. “E di që Cavani dëshiron të luajë në Spanjë, e adhuron La Ligan dhe vendin. Ai më ka bërë shumë pyetje në lidhje me Spanjën.

Të paktën, kjo ka qenë dëshira e tij deri pak muaj më parë. Situata aktuale? Nuk ka biseduar me të prej momenti që u larguam nga Parisi“, deklaron Herrera. Interi e sheh si pasuesin e Lautaro Martinez dhe i ka ofruar një rrogë prej 7.5 milion eurosh në sezon.

Cavani kërkon 10 milion euro dhe dëshiron të punojë me Diego Simeonen, por nuk përjashtohet një rikthim surprizë në Serie A, aty ku shkëlqeu me Palermon dhe Napolin.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit