Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj: E kam gjetur zyrën pa simbole shtetërore

Zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e Nismës, Albulena Balaj-Halimaj, ka deklaruar se në zyrën e saj në qeveri nuk i ka gjetur simbolet e shtetit të Kosovës.

“Kur kam hyrë në zyrën time atje në Qeveri nuk ka pasur flamur askund, as Deklaartë të Pavarësisë, sepse ato dikush i ka hequr. Për të mos bërë shpenzime, ne po presim nga administrata që t’i plotësojë ato. Dikush i ka hequr këto nga zyret”, tha ajo.

Pas kësaj reagoi deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se kjo deklaratë është shqetësuese, duke kërkuar nga Balaj-Halimaj që të tregojë se a ka ndodhur kjo në zyrën e ish-zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, apo të Haki Abazit.“Zyret e Kryeministrisë nuk janë OJQ. Bile edhe OJQ-të do të duhej t’i mbanin. Kushdo që e ka bërë atë, ne duhet ta dijmë. Kushdo që i ka hequr duhet të jetë i turpëruar”, tha ai.Por, ajo tha se nuk e di se kush e ka shfrytëzuar më herët atë zyrë.

“Nuk e di kush i ka bërë ato. Nuk e di kush e ka pasur më herët atë zyrë. Është e vërtetë, nuk ka pasur flamur, Deklaratë të Pavarësisë, asgjë. Ka qenë e shkatërruar. Administrata është duke punuar të plotësohet”, tha ajo.Kurse, deputeti nga LVV-ja Rexhep Selimi tha se po regaon pasi po vihen në dyshim situata të pavërteta.

“Nuk e di në cilën zyrë është sot zëvendëskryeminitrja, por dua t’ju them se këto janë shpifje. I keni parë të gjitha paraqitjet publike të qeverisë Kurti, nuk kemi bërë ndryshime. Dhe nuk është e vërtetë që janë gjetur ashtu zyrat”, tha ai.

Pas tij reagoi edhe deputeti, Endrit Shala nga Nisma duke thënë se zëvendëskryeminsiterja Balaj-Halimaj foli për kabinetin e kryeministrit, ku janë vendosur zëvendëskryeministrat.“Ne e dimë kush ka qenë më herët në atë kabinet”, tha ai.

Më Shumë

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit